Magazinë
Transmetuar më 31-03-2025, 16:08

Fshije ose paguaj” – Çfarë fshehin imazhet që sollën pranga në Tiranë? 1000 euro për heshtjen” – Zbulohet skema e shantazhit me jetë private në rrjete sociale. Operacioni ‘Imazhi’ zbulon përpjekje për zhvatje

Tiranë – Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Imazhi”, duke dokumentuar dy raste të shtrëngimit me kanosje për qëllime përfitimi financiar.

Në qendër të ngjarjes është një 33-vjeçar, i cili është kanosur nga dy persona që i kërkonin 1000 euro, në këmbim të fshirjes së fotove dhe shkrimeve mbi jetën e tij private nga rrjeti social TikTok.

Si rezultat i operacionit u arrestua Fadil Tafa, 27 vjeç dhe u procedua penalisht L. M., 25 vjeçe, raporton noa.al.

Të dy dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim për të shantazhuar viktimën.

Gjithashtu, në kuadër të së njëjtës dosje, u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, i cili më 14 mars 2024, dyshohet se ka ushtruar të njëjtën formë presioni ndaj një shtetasi tjetër për përfitime monetare.

Operacioni u drejtua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit