Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 17:23

Dua Lipa është shfaqur me të kuqe dhe ka postuar foto në rrjetet sociale, ku ka pozuar me një peliçe, shapka, një fustan dhe taka në të njëjtën nuancë.

Në një postim që ylli i popit bëri të mërkurën, më 3 prill, në Instagram, ajo ka ndarë me miqtë e saj online foto se si e ka kaluar natën e parë në Auckland të Zelandës së Re, ku pritet të mbajë një koncert.

Në disa imazhe, Dua Lipa i buzëqesh kamerës, ndërsa në disa të tjera ka një pamje më sensuale.

Element i përbashkët në të gjitha xhirimet është ngjyra e kuqe e ndezur e veshjeve të saj, e cila dominon në skenë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit