Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 17:11

Kina njoftoi një sërë kundërmasash ndaj "tarifave reciproke" të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, duke përfshirë tarifa shtesë doganore prej 34% për të gjitha mallrat amerikane dhe kufizimin e eksportit të disa mineraleve të rralla.

Bursat e ShBA-së u goditën rëndë të premten pas njoftimit të palës kineze. Treguesi “Dow Jones Industrial Average” ra më shumë se 1.000 pikë në fillimin e tregtimit të së premtes dhe ai i S&P 500 ra me 2.8%, duke shënuar rekordin më të keq ditor që nga viti 2020.

Komisioni i Tarifave Doganore i qeverisë kineze të premten njoftoi se Kina do të vendosë tarifa shtesë prej 34% për të gjitha produktet që importohen nga Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga 10 prilli.

Ndërkohë, Ministria vendosi gjithashtu të shtojë 11 kompani amerikane, përfshirë prodhuesin e dronëve Skydio, në listën e subjekteve të pabesueshme dhe të ndalojë eksportin e artikujve me përdorim të dyfishtë nga Kina ndaj 16 entiteteve amerikane, duke përfshirë High Point Aerotechnologies.

Ministria tha gjithashtu të premten se ka nisur një hetim anti-dumping për disa importe të tubave të tomografisë kompjuterike mjekësore (CT) me origjinë nga ShBA-ja dhe India, si dhe një hetim të veçantë më të gjerë për konkurrencën industriale të importit të tubave CT mjekësore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit