Magazinë
Transmetuar më 04-04-2025, 19:45

Një grup besimtarësh myslimanë në Shqipëri kanë nisur një peticion ku kërkojnë dorëheqjen e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu.

Shkak për këtë është bërë prania e kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan në iftarin e natës së Bajramit. Ata e akuzojnë Kaplan si “përkrahës të gjenocidit ndaj palestinezëve” në Gaza.

Peticioni është nisur nga një faqe e njohur e besimtarëve myslimanë në Facebook, Mexhlis, si dhe është sponsorizuar po prej tyre.

Deri tani, rreth 1,400 persona e kanë firmosur këtë peticion.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit