Magazinë
Transmetuar më 04-04-2025, 18:16

Efektivi Alban Tolaj u gjet i vdekur ditën e sotme banesën e tij në Prishtinë. Mediat raportuan se Tolaj ka kryer vetëvrasje.

Ndërsa sipas miqve të tij, vdekja ishte aksidentale.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, është shprehur Agron Borovci.

Mediat në Kosovë kanë arritur të konfirmojnë se viktima, Alban Tolaj është babai i prezantuesesdhe këngëtares së njohur atje, Elsa Tolaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit