Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 14:56

Përshkallëzohet protesta e banorëve të luginës së Shushicës, vendosin çadra buzë lumit

Banorët e luginës së Shushicës vijuan këtë të shtunë protestën kundër projektit të Ujësjellësit të Himarës, i cili parashikon marrjen e ujit nga burimi i Lëpushës, prej nga buron lumi i Shushicës.

Përfaqësues nga 36 fshatrat e luginës kërkuan me ngulm ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe largimin e makinerive nga zona e lumit.

Protesta e tyre, që zgjat prej dy vitesh, u përshkallëzua sot me vendosjen e një çadre rezistence buzë lumit, si një bllokadë fizike ndaj makinerive të kompanisë.

Kërkesa e tyre mbetet e qartë: “Mos e prekni Shushicën! Mbroni Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa!”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit