Magazinë
Transmetuar më 31-03-2025, 14:48

SHBA- Reperi i njohur, Young Scooter, emri i vërtetë Kenneth Edward Bailey, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një aksidenti të rëndë, kur u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta. Sipas autoriteteve, ai pësoi një lëndim të rëndë në këmbë gjatë përpjekjes për të kaluar gardhin dhe vdiq më pas në spital. Vdekja e tij u konfirmua nga zyra e ekzaminuesit mjekësor të qarkut Fulton.

Ngjarja e fatale ndodhi ditën e tij të lindjes, kur policia u përgjigj ndaj një raporti për të shtëna në një shtëpi në William Nye Drive SE. Pas mbërritjes së oficerëve, dy burra u larguan nga shtëpia, dhe njëri prej tyre kërceu gardhin në përpjekje për të ikur. Policia theksoi se lëndimi i Bailey-t ka ndodhur gjatë arratisjes dhe nuk ishte shkaktuar nga oficerë.

Bailey u dërgua menjëherë në spitalin Grady Marcus për trajtim, por pas disa orësh vdiq nga plagët e tij. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë. Young Scooter ishte një figurë e njohur në skenën e hip-hop-it, duke bashkëpunuar me emra të njohur si Future, Waka Flocka Flame, Kodak Black dhe Rick Ross.

Ai ishte një pjesë e rëndësishme e bumit të hip-hop-it në vitet 2010 dhe ka lënë pas disa projekte të suksesshme. Kënga e tij më e fundit, “Trap’s Last Hope”, u publikua në mars të vitit të kaluar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit