Magazinë
Transmetuar më 28-03-2025, 12:01

Bella Bautista, “Miss Buckheada 2025” ka vendosur së fundmi të tërhiqet nga gara për “Miss Georgia USA”, duke hequr dorë nga mundësia për të qenë konkurrentja e parë transgjinore në këtë konkurs bukurie. Studente e ekonomisë dhe historisë, 22-vjeçarja publikoi vendimin e saj në Instagram duke njoftuar se po e kthente kurorën e saj.

“Me zemër të rënduar, zyrtarisht heq dorë nga titulli. Kur aplikova për këtë konkurs, e bëra me shpresën se do të thyeja barrierat, do të frymëzoja të tjerët dhe do të tregoja se përfaqësimi është i rëndësishëm. Megjithatë, pas një reflektimi të thellë, arrita në përfundimin se lidhjet dhe veprimet e organizatës nuk përputhen më me vlerat e mia personale dhe misionin tim për përfshirjen dhe një botë pa diskriminim”-shpjegoi ajo.

Bautista zbuloi se inspirimi i saj për të marrë pjesë ka ardhur pas pjesëmarrjes së dy konkurrenteve transgjinore në konkursin Miss Universe 2023. “Duke i parë ata në skenë, me Miss Portugalin që arriti në top 20, kuptova se mund të isha aty si një grua trans”-tha Bautista, e cila menjëherë aplikoi për konkursin dhe me entuziazëm mori ftesën për të marrë pjesë në ditëlindjen e saj. “Shpresoj t’ju tregoj grave trans në mbarë botën se gjithmonë duhet të mbrojnë veten, të qëndrojnë besnikë ndaj vlerave të tyre dhe të flasin kur diçka nuk është e drejtë”.

Një nga faktorët që ndikuan në vendimin e saj ishte mbështetja politike që Kim Greenwood, drejtoresha e Greenwood Productions, e cila organizon “Miss Georgia USA”, kishte shprehur për presidentin Donald Trump. “Pasi u regjistrova, fillova të vërej publikimet në faqen e saj që mbështesnin Trump-in dhe kjo filloi të shkaktonte shqetësim. Si një person transgjinor, veçanërisht në Gjeorgji, një shtet shumë konservator, nuk dija çfarë më priste. Ishte shqetësuese për gjykimin dhe pikëtimin”-shpjegoi Bautista.

“Ajo që më mbush me shpresë është se udhëtimi im në botën e konkurseve nuk ka mbaruar. Mendoj se tani filloj vërtet. Shpresoj që një ditë të jetoj në një vend ku identiteti im trans nuk do të kategorizohet nga asnjë anë politike dhe nuk do të shfrytëzohet si një mjet politik”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit