Magazinë
Transmetuar më 31-03-2025, 20:40

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e 32-të, me dy sfida që ndikojnë në fatin e kampionatit.

Egnatia mundi me rezultatin 0-2 Bylisin në transfertë, falë golave të Lushkjas dhe Guindos, me rrogozhinasit që ruajnë vendin e parë në krye dhe vazhdojnë misionin e tyre drejt ruajtjes së titullit kampion, duke siguruar fazën “Final 4”.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, AF Elbasani përmbysi Tiranën në fund, duke triumfuar 2-1. Kjo disfatë mban bardheblutë në vendin e fundit në renditje, të cilët rrezikojnë seriozisht rënien një kategori më poshtë. Nga ana tjetër “tigrat” verdheblu vazhdojnë të ndjekin Partizanin për t’u futur në “Final 4”.

REZULTATET:

BYLIS 0-2 EGNATIA

AF ELBASANI 2-1 TIRANA

RENDITJA:

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit