Magazinë
Transmetuar më 31-03-2025, 20:00

Tre ushtarë të ushtrisë amerikane që ishin shpallur të zhdukur janë gjetur të vdekur brenda automjetit të tyre të blinduar, i cili u nxor nga një kënetë në një zonë stërvitore në Pabradė, në Lituani. Një ushtar i katërt ende konsiderohet i zhdukur.

Ushtarët ishin pjesë e një stërvitjeje taktike kur u zhdukën më 26 mars. Automjeti M88 Hercules u gjet të mbytur në rreth 4.5 metra ujë, dhe operacioni për ta tërhequr atë zgjati disa ditë. Zhytësit e marinës amerikane e lokalizuan mjetin me vështirësi për shkak të baltës dhe mungesës totale të dukshmërisë.

Operacioni përfshiu qindra ushtarë amerikanë, lituanezë dhe polakë. Forcat lituaneze ofruan helikopterë, pajisje të rënda dhe personel shtesë për kërkimin dhe nxjerrjen e mjetit.

Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike, në pritje të njoftimit të familjarëve. Komandanti i Divizionit të Tretë të Këmbësorisë, gjeneralmajor Christopher Norrie, tha se “fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe mirënjohjen për përpjekjet heroike të të gjithëve të përfshirë”.

Kërkimet për ushtarin e katërt po vazhdojnë me ndihmën e radarëve dhe zhytësve. Hetimet janë në proces për të zbuluar shkaqet e incidentit tragjik.

Reagimi i Ramës

"Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që përballojnë ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm", thotë Rama. /noa.al

Foto: AP

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit