

Duket se raporti i Gjestit dhe Eglit në “Big Brother VIP 4” po qetësohet. Pas rikthimit të banores në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, marrëdhënia mes tyre ka qenë mjaft e tensionuar dhe me debate të shumta e të forta.
Por me kalimin e ditëve, Egli dhe Gjesti kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit duke folur qetë, duke bërë batuta me njëri-tjetrin.
Pak më parë Gjesti i ka treguar asaj një ëndërr që kishte parë me të dhe i thotë se ‘po kënaqeshin’. Ndërkohë Egli i rrëfen se edhe ajo e ka parë në ëndërr kur ka hyrë në shtëpi dhe ia ka treguar vetëm Danjës.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Hajde ma gjallë, hajde.
Egli: A ka puls?
Gjesti: Të pashë në ëndërr
Egli: Vërtetë?
Gjesti: Po
Egli: Kur?
Gjesti: Tani
Egli: Si më pe?
Gjesti: Po kënaqeshim
Egli: Ça po bënim?
Gjesti: Duke u kënaqur
Egli: Si? Ku ishim?
Gjesti: Karamele nuk ishim duke ngrënë
Egli: Po ta kesh mendjen aty 24 orë. Të kam parë edhe unë
Gjesti: Kur?
Egli: Ditët e para
Gjesti: Tani po ma tregon?
Egli: Ditët e para kur kam hyrë të thashë. O ditën e dytë o të tretë
Gjesti: Ik mos më trego hiç, as nuk po dua të di
Egli: I kam thënë Danjës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





