Magazinë
Transmetuar më 06-04-2025, 07:59

“Jeta është një rrugëtim i mundimshëm drejt vdekjes”, kështu e nisi rrëfimin e tij të linjës së jetës banori i “Big Brother VIP”, Laert Vasili.

Ai ka rrëfyer detaje tronditëse nga jeta e tij, teksa zbuloi se është abuzuar nga fqinji i tij në moshën 9-vjeçare.

Laerti ka treguar gjithashtu se ka pasur varësi nga alkooli.

“Në moshën 9-vjeçare ndodh diçka që nuk do e harroj për gjithë jetën. Një fëmijë nëntë vjeç që abuzohej nga komshiu i tij. Dhe kjo për 42 vite ka qenë brenda meje. Nuk tregoja se kërcënohesha se do të dhunohesha. E kam mbajtur këtë për vete. Kur u transferuam në Sarandë isha shumë i lumtur, po ikja nga Tirana.

Tinka Kurtin e kam pasur idhull. Nuk kam qenë një djal i mirë, kam pasur për një kohë të gjatë varësi nga alkooli. Uroj që im atë të më fali, nuk e bëra dot gjysh. Nëna ka qenë forcë kur babai ndërroi jetë. ky është Big-u im, drejt faljes, për ta bërë Laertin njeri”, ishte ky një pjesë e rrëfimit të aktorit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit