Transmetuar më 10-04-2025, 22:47

Hetimi për vrasjen e studentes shqiptaro-italiane Ilaria Sula është ende duke vijuar. Dhe ndërsa hetuesit janë përqendruar në gjetjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm që mund ta kenë ndihmuar të fshehur trupin, vetë Mark Samson i shkroi një letër familjes së Ilarias, në të cilën thotë se është në dijeni të asaj që ka bërë.

"Nuk e respektova", shkruhet në copën e letrës të shkruar nga vrasësi nga burgu. "Nuk po përpiqem të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose t’i shpëtoj pasojave të veprimeve të mia. Jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim", thuhet ndër të tjera në letër.

Përveç vrasjes së saj, filipinasi e fshehu trupin e ish-të dashurës së tij duke e futur në disa qese të zeza, të cilat më pas u mbyllën në një valixhe dhe u hodhën në një përrua nga rruga provinciale që të çon në Poli, në Monte Guadagnolo. Pasi u kthye në Romë, ai u takua me një mik të ish-të dashurës së tij për të ngrënë drekë së bashku. Ndërkohë, në ato ditë, ndërsa vazhdonin kërkimet për Ilaria Sulën, njoftimi për zhdukjen e së cilës u bë publik më 25 mars 2025, ndoshta së bashku me dy nga miqtë e tij që ishin bashkëpunëtorë, Samsoni përdori telefonin celular të vajzës, të cilin e kishte ende në zotërim, për të tentuar të manipulonte hetimin.

“Jam në Napoli me disa miq, mos u shqetësoni”, u shkroi ai miqve të saj në WhatsApp. “Jam mirë, faleminderit”, shkroi ai në Instagram në një story nga profili i Ilarias (një çështje që është ende nën hetim, duke pasur parasysh se Samson e mohoi këtë pasazh në rrëfimin e tij).

Letra, e shkruar me datën e sotme, u publikua nga mediat italiane. Letra hapet me datën e sotme dhe hyrjen: "Unë jam Mark Samson".

Pastaj vazhdon: "Po të shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin e tmerrshëm që kam kryer dhe nuk di çfarë të them. Por mbi të gjitha nuk e di çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë dhe nuk e respektova kur ajo donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm për faktin se asgjë që mund të them ose të bëj sot nuk do të jetë në gjendje ta qetësojë sadopak dhimbjen e familjes. Nuk po përpiqem të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia, jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit