Magazinë
Transmetuar më 07-04-2025, 23:15

Laert Vasili ditën e djeshme (e diel) zhvilloi një debat të ashpër me Gjestin, ku përfshiu edhe fenë islame.

“E di kush thotë Allahu Ekber, ata që presin koka”, ka qenë deklarata e tij që nxiti reagime edhe në rrjet.

Me këtë përfshiu edhe myslimanët, ku u cilësua si një deklaratë e papranueshme e madje u kërkua edhe që të përjashtohet nga formati.

Një ditë më vonë, duket se aktori shqiptar ka ndërruar mendje në lidhje me këtë.

Ai i është afruar këngëtarit pejan, i ka kërkuar falje, e mes tjerash i kërkoi që të falen bashkë.

Në videot që kanë qarkulluar në TikTok, Laerti i thotë që të luten së bashku për gjithë Shqiptarinë.

Gjesti nga ana tjetër nuk e refuzoi, derisa po vazhdonin në oborr të falnin namazin.

Shumë nga ndjekësit thanë se kjo u bë me qëllim për të pastruar imazhin nga ajo që ndodhi mes tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit