Magazinë
Transmetuar më 09-04-2025, 07:59

Këtë çerekfinale është zbuluar se sa finalistë do të ketë finalja e madhe e “Big Brother VIP 4”.

Moderatori Ledion Liço është shprehur se kjo finale do të ketë katër banorë.

Tashmë një votim është hapur për publikun, i cili duhet të zgjedhë dy banorët e tjerë që do t’i bashkohet Rozanës dhe Laertit.

Dy emrat më të votuar nga publiku do të kalojnë në finale, rezultat që do të zbulohet të shtunën, në gjysëmfinale.

Në televotim janë Gjesti, Gerta, Egli, Loredana, Jozi dhe Danja.

Dy banorët e zgjedhur nga publiku do të jenë në finale, ndërsa katër të tjerët do të lënë shtëpinë të shtunën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit