

Ish banorja e “BBV”, Gerta Gixhari nuk ia arriti të prekte finalen e madhe. Në garën me Eglin, ajo doli e humbur. Ndërkaq, pak pas daljes nga shtëpia me e famshme në Shqipëri, moderatorja ka dalë më një deklaratë të sajën në rrjetet sociale ku shkruan se:
Pas një udhëtimi të gjatë dhe të paharrueshëm në “Big Brother VIP”, dola nga shtëpia me zemrën plot mirënjohje. Faleminderit secilit prej jush që më keni përkrahur, që më keni qëndruar pranë me fjalët, votat dhe dashurinë tuaj. Kjo përvojë do të ishte krej ndryshe pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe frymëzimi që më kanë mbajtur të fortë deri në fund. Një falenderim i veçantë shkon për produksionin, që më dha mundësinë të isha pjesë e formatit më të ndjekur në Shqipëri “BBVA”, sepse unë kam fituar gjënë më të rëndëishme që është DASHURIA E PUBLIKUT.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd