Transmetuar më 14-04-2025, 21:33

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë primes së Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma, kur konkurrenti Joz Marku goditi Gjestin me shuplakë, pak para se të largohej nga shtëpia.

Ky incident ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në mediat ndërkombëtare të showbizit.

Shumica e komentuesve kanë mbështetur Gjestin, duke e konsideruar goditjen një akt të papranueshëm dhe të ulët nga ana e Jozit. Megjithatë, ka pasur edhe reagime të ashpra kundër Gjestit, duke përfshirë ofendime të rënda.

Një prej tyre ka ardhur nga TikToker-i i njohur shqiptar, Kozaku, i cili në një video të shpërndarë online, ka përdorur një gjuhë jashtëzakonisht fyese ndaj Gjestit.

Kozaku ka banalizuar ngjarjen dhe ka shpërthyer në ulërima e fyerje, duke thënë: “Seriozitet pak minimumi për publikun, të ka ra shpullë e del e qeshë, u kry çdo sen, o k* m***. Të q**** çmimin, e famën edhe topin.”

@shqip.tv2 #fyp #viral_video #viralvideos #tiktoknews #tik_tok #kozakbraci1 @Kozak69 ♬ الصوت الأصلي – Amir alhmadi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit