

Ngjarja ndodhi teksa Jozi u eliminua nga gara dhe nuk shkoi dot në finalen e 19 prillit. Kur po shkonte te dera dhe Gjesti po e përcillte, e goditi fort me shpullë dule e rrëzuar përtokë. Drejtuesi i programit nuk e përmendi incidentin në momentin që i kërkoi Jozit të vazhdojë daljen nga shtëpia
Skandal në Big Brother Vip 4 Shqipëri: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin. Ky incident i rëndë ka ndodhur në Big Brother Vip 4 Shqipëri, teksa Jozi u eliminua nga gara dhe nuk mundi të kalonte në finalen e 19 prillit.
Pas mesnate, kur po shkonte te dera për të dalë nga shtëpia, Jozi goditi fort me shpullë Gjestin, duke e rrëzuar atë në tokë.
Në ato momente, ka pasur një shqetësim të madh, pasi Gjesti mbeti i shtrirë në tokë. Vajzat përreth klithën dhe shprehën habinë.
Drejtuesi i programit, nuk e dënoi incidentin në çastet që i kërkoi Jozit të vazhdonte daljen nga shtëpia, bashkë me Loredanën.
Pasi programi u ndërpre nga minuta publiciteti, në kthim, Ledioni reagoi për incidentin e rëndë duke u distancuar dhe duke dënuar aktin e dhunës fizike të Jozit. /noa.al
Ky moment ka ngjallur reagime të shumta nga publiku dhe ka tronditur të gjithë ata që po ndjekin programin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd