Transmetuar më 13-04-2025, 22:23

Një prej intervistave shumë interesante dhe me nota humori ishte mes Elona Duros dhe Gjestit. Një dyshe fantastike, ku Gjesti u ndje komod duke shprehur ndjenja dhe mendime të pathëna më parë, rreth lojës, banorëve dhe lidhjes së tij me Eglin.

Elona: Çfarë është Egli për ty?

Gjesti: Gjithçka! Më ka ndenjur në krah gjithë kohës, nuk u dorëzua kurrë… Sot jam i lumtur që Egli ka arritur finalen në fund. Edhe unë vetë ia dola…

Elona: I jep merita vetes tënde për finalen e Eglit?

Gjesti: Gjithmonë, mos të kishin ndodhur ato drama dhe gjëra, ndoshta kishim dalë

Elona e ka pyetur se si është marrëdhënia e tij me Eglin dhe si mendon se do të vazhdojë jashtë. Banori ka shprehur:

Unë do ta takoj dhe jashtë, nuk e di çfarë ndodh, do Zoti…

Unë Eglit i kam thënë që nuk të shoh më larg… nuk mendoj diçka që kam për të pasur me ty. Jo familje a diçka… vazhdojmë jashtë kështu siç jemi

Elona: A je tip që bën sakrifica për dashurinë?

Gjesti: Varet, po bëj, por varet se çfarë sakrifice se nëse jam në Prishtinë dhe kam punët e të gjitha aty, e kam më të vështirë të transferohem prej andej… Një diçka do të gjendet se ka puls

Elona: A ka puls kjo lidhje?

Gjesti: Jam duke kaluar shumë mirë me të, që herën e dytë që ka ardhur, s’po mundem t’i rri larg… njeriu ia kupto vlerën kur nuk e ka…

Dështim personal nëse nuk do ishte finalist apo fitues? Laerti: Me veten do ishte një… Nëse do të zgjidhte mes Eglit të fillimit dhe asaj të rikthimit, kë zgjodhi Gjesti?

Egli i rikthyer, e ka ndal veten, nuk ka qenë aq e dhënë pas meje, nuk e ka kaluar respektin më shumë… është më e qetë

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit