

Pasi Jozi goditi me shpullë Gjestin në momentin e daljes së tij nga shtëpia, duket se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë i heshtur.
Në daljen e tij të parë publike pas ngjarjes, Joz Marku është shfaqur i buzëqeshur, i rrethuar nga miqtë, duke kaluar një mbrëmje të qetë e të gëzueshme si të mos kishte ndodhur asgjë.
Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Jozin teksa këndon i lumtur, ndërsa qesh dhe argëtohet me shoqërinë e tij.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut është pikërisht teksti i këngës, i cili duket si një thumbim apo tallje ndaj Gjestit, duke nxitur edhe më shumë reagime në rrjet.
“Dil njëherë o moj faqe kuqe”, këndon Jozi, ndërsa menjëherë fillon të qeshë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd