Transmetuar më 14-04-2025, 13:01

Egli tregon si do të vazhdojnë gjërat jashtë me Gjestin: Kam pikëpyetjet e mia… A do të ketë ai nevojë të më dëgjojë zërin…

U rikthye për herë të fundit këtë sezon, “Big Brother Radio” ku u zhvillua një bisedë e veçantë mes Jonida Aliçkollit dhe Egli Takos.

Ata e nisën bisedën me një rikthim pas në kohë duke kujtuar rrugëtimin e banores dhe ndjenjat e saj ndaj Gjestit.

Gjithashtu duke përmendur këtë eksperiencë dhe sa ka ndikuar në jetën e saj, dhe në vetë atë.

Jonida: Këto ditët e fundit, marrëdhënia juaj është në një tjetër stad, në cilën pikë është?

Egli: E konfirmova dhe dje bashkë me të, jemi bashkë. Uroj të bëhet më mirë, për mua kjo të qenurit bashkë është jashtë nga këtu dhe jo brenda. Kam pikëpyetjet e mija të jem realiste, lidhur me shumë biseda që kam zhvilluar me të, e shoh pak të luhatur… Nuk dua ta justifkoj me pjesën e moshës. Mënyra e tij, karakteri i tij që do të shijojë momentin.

Jonida: Nëse njëri-tjetrin ju e keni pranuar me gjithë të mirat dhe të këqijat që keni, ke një tjetër parashikim se si mund të jetë?

Egli: Nga ana ime do të jetë aq e përpiktë dhe aq luftarake saç ka qenë këtu brenda. Edhe gjatë Prime dje, kam qenë duke folur jashtë me të dhe këtë po i thoja, që duhet të qartësohesh me veten tënde se çfarë po të sjell Zoti, se ndonjëherë i merr të mirëqenë…

Nga kjo përgjigje, Jonida e ka pyetur nëse kjo do të thotë se pas daljes nga ky edicion do të rinjihen dhe një herë, ndërsa përgjigja e Eglit ishte:

Do të flasim shumë gjëra që ndoshta këtu brenda bëhet shumë më e vështirë. Të shohim nëse do të kemi nevojë ne ta shohim njëri-tjetrin… A mundemi të jemi 24-7 pa njëri-tjetrin? A do të ketë ai nevojë të më dëgjojë zërin mua gjatë ditës apo të më thotë ‘a po vjen se po më merr malli pa të pa…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit