

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), kanë qenë pasditen e sotme me shërbim në qarkun e Fierit.
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Fier–Patos, forcat operacionale dhe hetuesit janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona. Autorët e dyshuar janë identifikuar dhe janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Prokuroria pranë Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka marrë në dorë zhvillimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd