

Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar për rrëmbim dhe sulm seksual në Padova.
Ai kishte më pak se 24 orë që kishte dalë nga burgu kur rrëmbeu një 37-vjeçare shqiptare, duke e kapur dhe përdhunuar për orë të tëra.
Tmerrin e ka treguar vetë gruaja, e cila pas dy ditësh ka mundur të arratiset nga banesa e pabanuar ku e kishin mbyllur.
Sipas raportimeve, 37-vjeçarja ishte kontaktuar me telefon nga i panjohuri, i cili me arsyetimin se duhej t’i tregonte një lajm shumë të rëndësishëm dhe duke lënë të kuptohet se djali i saj 18-vjeçar ishte në rrezik, e bëri atë të dilte në rrugë.
Në atë moment ai e kërcënoi me armë dhe e detyroi ta ndiqte në banesën e parë, ku u rrëmbye për orë të tëra dhe më pas e transferoi në një shtëpi të dytë.
Gruaja u detyrua të kryente marrëdhënie të përsëritura seksuale për orë të tëra, gjithmonë nën kërcënimin e armës dhe vetëm kur mori një telefonatë nga i biri në celular, duke zbuluar se nuk ishte në rrezik, arriti të çlirohej nga përdhunuesi dhe të arratisej në rrugë, duke thirrur policinë.
36-vjeçari u arrestua pas dy ditësh kërkime intensive në Padova. Ai banonte ilegalisht në Itali dhe ka precedentë të shumtë penalë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd