

ANGLI – Kanë përfunduar çerekfinalet e kthimit të mbrëmjes së sotme të UEFA Champions League. Në dy sfidat e kësaj mbrëmje, u shënuan 9 gola, teksa spektakli nuk mungoi.
Aston Villa iu afrua shumë surprizës duke fituar 3-2 përballë PSG-së në “Villa Park”. Megjithatë, parisienët shkojnë në gjysmëfinale falë triumfit me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë.
Në krahun tjetër, Barcelona u tremb disi nga Borussia Dortmund. 3 golat e Guirassy për Dortmundin për pak se nuk bënë mrekullinë, por ishte autogoli i Bensabaini që uli gjermanët me këmbë në tokë dhe dërgoi katalanasit në gjysmëfinale.
Tashmë dy gjysmëfinalistët e parë dihen, PSG dhe Barcelona. Ata do të presin për të njohur kundërshtarët e mundshëm mbrëmjen e së mërkurës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd