

Tiranë – Avokati Saimir Visha evidentoi sot se në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me SIDA. I ftuar në “Çim Peka Live” ai tha se sistemi i burgjeve ka rënë edhe me rastet e fundit që është këmbana e alarmit të SIDA-ës.
Ai shtoi se kjo është situatë shumë e rëndë dhe se togat e shoqërimit dhe familjarët e të burgosurve dhe të paraburgosurve duhet të bëjnë kujdes.
“Sistemi i burgjeve ka rënë edhe me rastet e fundit që është këmbana e alarmit të SIDA-ës. Janë identifikuar nga sistemi shëndetësor në paraburgim dhe në burgje 3 raste me SIDA të vërtetuara. Imagjino rezzikun te toga e shoqërimit, familjarët.
Të identifikuarit janë meshkuj. Situata është e rëndë. I bëj thirrje dhe familjarëve të bëjnë kujdes. Nuk është më sëmudja e shekullit, por është e transmetueshme. Ne kemi hallin e sistemit të paraburgimit”, tha avokati Saimir Visha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





