Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 21:47

Rozana dhe Gerta janë dy banoret që sot janë përballë njëra-tjetrës, në një televotim që do të përcaktojë cila do të jetë finalistja e parë.

Në hapje të spektaklit, Rozana u shpreh se ka qenë një rrugëtim i gjatë, i mbushur me shumë emocione. Nga ana tjetër, Gerta u shpreh se do luftojë deri në fund pasi betja e saj mbaron më 19 prill.

Rozana: Jemi në ethe, ka qenë një rrugëtim i gjatë, shumë i bukur, me lot, me të qara, me të shara, me perplasje. Tani arrijmë afër fundit dhe rrethi ngushtohet…

Gerta: Emocionet i kam si çdo prime, ndoshta në momentin kur do përballem me përgjigjen si finalisten e parë… Si do që të jetë vendimi, do vijoj betejën time sepse ajo mbyllet më 19 prill.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit