

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, ku një i mitur 3-vjeçar ka ndërruar jetë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Dimarchou Christou Beka” në Spatë, ku në rrethana ende të panjohura një djalë 3-vjeçar është tërhequr zvarrë nga një automjet duke i shkaktuar vdekjen. Drejtuesi i makinës është ndalur pas aksidentit dhe e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore lokale. Megjithatë, mjekët konstatuan se i mituri kishte vdekur.
Autoritetet arrestuan drejtuesin e automjetit dhe po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





