

Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në një klub nate të njohur në Santo Domingo vazhdon të rritet, me të paktën 44 viktima dhe 134 të plagosur, sipas autoriteteve lokale.
Juan Manuel Mendez, kreu i qendrës së operacioneve emergjente të Republikës Domenikane, tha se ekipet e shpëtimit po luftonin me kohën për të nxjerrë njerëzit që besohet se ishin të bllokuar nën rrënoja.
Ai nuk pranoi të jepte një numër të njerëzve që ndodheshin në klubin e natës. Nelsy Cruz, guvernatori i provincës veriore të Monte Cristi, ishte gjithashtu brenda klubit kur çatia u shemb dhe është mes të vdekurve, sipas Reuters.
Një video vërtet tronditëse ka dalë në dritë të momentit kur çatia e klubit të njohur natës u shemb ndërsa këngëtarja Ruby Perez po performonte, në orët e para të së martës, 8 prill.
Momentet që pasojnë janë tragjike, me kontrastin e emocioneve të dukshme pasi të pranishmit, nga momentet e çlodhjes dhe argëtimit, vrapojnë për të shpëtuar veten.
#ULTIMAHORA Tragedia en Santo Domingo: colapsa parte del techo del club Jet Set, dejando al menos 12 muertos y más de 90 heridos. #8Abril ...🎥RRSS pic.twitter.com/zytoOTHBNv
— 2001online (@2001OnLine) April 8, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd