

Një 41-vjeçar është dhunuar brutalisht në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit, Tiranë, dhe më pas i është marrë automjeti nga dy persona.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, kur viktima, shtetasi I. Zh., po ndodhej në garazh, raporton noa.al.
Sipas hetimeve paraprake, dy persona iu afruan dhe për motive të dobëta e kanë goditur fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime.
Menjëherë pas dhunës, ata kanë hipur në automjetin e tij dhe janë larguar.
Burime zyrtare bëjnë me dije se autorët e dyshuar janë vëllezër, të identifikuar si B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Mjeti i marrë me forcë është gjetur pranë banesës së tyre dhe është sekuestruar si provë materiale.
Hhetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autorët do të përballen me akuzën për “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd