Transmetuar më 14-04-2025, 09:26

Lushnjë – Arrestohet 38-vjeçari që dyshohet për blerje vote në favor të një subjekti politik

Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rast të dyshuar të korrupsionit zgjedhor, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, arrestuan në flagrancë shtetasin Marin Leka, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se i ka premtuar një shtetasi dhënien e një shume parash në këmbim të votës së tij në favor të një subjekti politik.

Noa.al konfirmoi se i dyshuari po mblidhte vota për Partinë Demokratike dhe vlera ishte 500 mijë lekë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi kartën e identitetit të shtetasit që dyshohet se ishte përfshirë në këtë marrëveshje të paligjshme.

Marin Leka akuzohet për:

“Korrupsion aktiv në zgjedhje”

“Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Shtetit rithekson angazhimin e saj për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm dhe të ligjshëm, dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të ngjashëm përmes numrit pa pagesë 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit