Transmetuar më 08-04-2025, 11:27

Tragjedi në Vlorë – 74-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, ku një 74-vjeçar, i identifikuar si A. C., dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

Për shkak të plagëve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas të dhënave paraprake, mendohet se i moshuari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit