Transmetuar më 09-04-2025, 15:01

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin mesditën e sotme, ku një grua është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. E plagosura është identifikuar si Suzana Mernica.

Krimi ka ndodhur rreth orës 14:00, në afërsi të “Mbikalimit të Dërmënasit”, ndërsa autorët e dyshuar janë babë e bir – Afrim Cimili, 66 vjeç dhe Ali Cimili, 23 vjeç – të dy banues në Dërmënas.

Menjëherë pas atentatit, autorët janë larguar nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Fierit, si dhe në akset Fier-Vlorë dhe Fier-Lushnjë. Në terren po zhvillohen kontrolle intensive për të kapur dy të dyshuarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të motivit dhe dokumentimin e provave që do çojnë në arrestimin e autorëve të dyshuar.

Gjendja shëndetësore e Mernicës nuk është bërë ende publike. Policia u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për kapjen e personave në kërkim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit