

Has, 10 prill 2025 – Është gjetur i pajetë ditën e sotme 27-vjeçari Ajet Lleshi, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 6 prill në zonën malore të Pashtrikut në Has.
Ajeti kishte dalë në mëngjes për të mbledhur dru, por në orët e pasdites familja nuk ka mundur më ta kontaktojë.
Pavarësisht motit të keq dhe terrenit të vështirë, babai i tij Rizahu dhe tre xhaxhallarët u hodhën menjëherë në kërkim, duke u ndarë në drejtime të ndryshme për të rritur mundësitë e gjetjes.
Fatkeqësisht, përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Gjithashtu Policia dështoi në përpjekjet e saj për ta gjetur të gjallë të riun.
Gjatë kërkimeve të vazhdueshme, babai i tij është ndjerë keq për shkak të lodhjes dhe stresit, duke humbur ndjenjat por fatmirësisht është ndihmuar nga të afërmit në kohë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





