Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 15:23

Princi Harry shpalli sot se ka dhënë dorëheqjen nga organizata bamirëse që ai themeloi në vitin 2006, pak pasi kishte përfunduar shkollën e mesme.

Organizata “Sentebale”, që ai themeloi së bashku me Princin Seeiso të Lesotos, synonte të ndihmonte fëmijët dhe të rinjtë vulnerabël në Lesoto dhe Botsvanë.

Dorëheqja e tij lidhet me mosmarrëveshje të brendshme që çuan në largimin e disa anëtarëve të bordit drejtues. Sipas burimeve pranë organizatës, Princi Harry është ndier i zhgënjyer dhe i tronditur nga zhvillimet e fundit.

Vendimi për t’u tërhequr nga roli i mbrojtësit dhe përfaqësuesit të “Sentebale” vjen pas një periudhe të trazuar për organizatën, e cila ka qenë nën vëzhgim për transparencën dhe drejtimin e saj. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit