Magazinë
Transmetuar më 28-03-2025, 17:50

Ditët e fundit, Rozana është dukur e mërzitur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, e shkak janë bërë debatet e saj me Gjestin. Ky i fundit i ka përmendur banores ish-partnerin e saj, reperin e njohur. Por shoqja që ajo bëri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Livia, ka menduar se si ta gëzojë. Rozana është surprizuar sot nga një parashutë e nisur pikërisht nga ish-banorja e BBV 4. “Rozi, ti je një dashuri e madhe. Je një shpirt i bukur dhe shoqe besnike. Lum kush të njeh, e të ka pranë. Lufto për vete dhe për ne! #Team Rozana & Gjuhadoli”, shkruhej në parashutën që ish-banorja e BBV 4 i bëri surprizë këngëtares së njohur.

Edhe vetë Livia ka postuar në “Instastory” një fotografi të parashutës, ku etiketon Rozanën dhe motrën e këngëtares, Andeta Radi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit