Magazinë
Transmetuar më 31-03-2025, 18:45

Një 20-vjeçar nga Zvicra ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se i ka vjedhur me dhunë telefonin e një 52-vjeçari.

Ditën e djeshme, ky shtetas ka ndjekur 52-vjeçarin gjatë kohës që po kthehej për në banesë dhe pasi e ka ndaluar, është konfliktuar fizikisht me të dhe i ka marrë aparatin celularin.

Aparati celular u gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 20-vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular i 52-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në Rrugën e Barrikadave, një shtetas, ka vjedhur me dhunë aparatin celular një 52-vjeçari, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi i huaj zvicerian J. K., 20 vjeç. Ditën e djeshme, ky shtetas ka ndjekur 52-vjeçarin gjatë kohës që po kthehej për në banesë, dhe pasi e ka ndaluar është konfliktuar fizikisht me të dhe i ka marrë aparatin celularin. Aparati celular u gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 20-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit