Magazinë
Transmetuar më 31-03-2025, 16:21

Në arrest shtëpie, por kërcënon policin” – Fier, pranga 40-vjeçarit me të kaluar të rrezikshme

Fier – Një tjetër episod shqetësues është shënuar në Fier, ku një 40-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka kanosur një punonjës policie të FNSH-së, pavarësisht se ndodhej në masë sigurie “arrest në shtëpi” dhe nën mbikëqyrje 24-orëshe.

Në pranga ka rënë Alesio Xhelo, banues në Fier, i cili ka ofenduar dhe kërcënuar rëndë efektivin e policisë që ishte në detyrë për ta mbikëqyrur.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, duke alarmuar autoritetet për rrezikshmërinë e lartë që paraqet ky individ, raporton noa.al.

Alesio Xhelo ishte i njohur për një sërë veprash penale të rënda, mes tyre:

Trafikimi i armëve dhe municioneve luftarake

Rrëmbim ose mbajtje peng e personit

Largim nga vendi i qëndrimit

Tentativë për vrasje të punonjësve të Policisë së Shtetit

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e hetimeve. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit