Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 07:02

Napoli vazhdon të ndjekë Interin në garën për titullin kampion. Falë fitores kundër Milanit në "Maradona", në ndeshjen e parë pas angazhimeve të kombëtareve, ekipi i Antonio Contes ruan diferencën prej tri pikësh nga kryesuesit zikaltër.

Kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, foli për ambiciet e ekipit të tij në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”: "Kanë mbetur edhe 8 ndeshje, duhet të qëndrojmë pranë Interit në klasifikim, duke shpresuar ndoshta në një hap fals të zikaltërve”.

Di Lorenzo theksoi se prioriteti kryesor është që Napoli të vazhdojë rrugëtimin e tij: "Fitorja kundër një kundërshtari të fortë si Milani ishte thelbësore. Kishim nevojë për këtë fitore pas barazimit me Venezian".

Kapiteni foli edhe për ndikimin e Romelu Lukakut te blutë: "Romelu është një djalë i jashtëzakonshëm. Është përshtatur shumë mirë me grupin, përvoja e tij ndihet në fushë".

Me kampionatin që hyn në fazën vendimtare, Napoli shpreson të mbajë presionin mbi Interin dhe të përfitojë nga çdo gabim i zikaltërve për t’u rifutur në garën për titullin kampion.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit