Transmetuar më 11-04-2025, 08:00

“Te Milani dhe Juventusi nuk ka shoqëri prapa, ka drejtues që nuk kanë ide të qarta”. Fabio Capello, nga skena e “Il Foglio” në “San Siro” e analizoi kështu sezonin e kuqezinjve dhe bardhezinjve: “Nuk kanë vizion, nuk kanë unitet. Zgjedhja më e rëndësishme janë lojtarët. Nëse nuk je në gjendje të zgjedhësh ata që mund të veshin fanellën e Milanit apo të Juventusit, do të thotë se nuk je në gjendje të vlerësosh në nivel personal, para se teknik”.

Gara për titullin: “Atalanta e ka paguar intensitetin, që nuk e ka më si në pjesën e parë të sezonit, ndoshta edhe në aspektin mbrojtës kanë munguar disa lojtarë. Interi ka një kalendar shumë, shumë të ngjeshur, ka ndeshje të rëndësishme në të gjitha nivelet”.

Interi ndjek tripletën: “Ia uroj për futbollin italian, por është pak e vështirë. Është një skuadër me mentalitet, që di çfarë duhet të bëjë edhe falë Inzaghit”.

A e ka befasuar Inzaghi si trajner: “Është përmirësuar, ka evoluar si në aspektin e mentalitetit, ashtu edhe në komunikim. Ka drejtues pas vetes, që e kanë mbështetur, gjë që nuk mund ta them për shoqëritë (klubet) e përmendura më lart”.

Pse është kaq i rëndësishëm një drejtues i fortë: “Është thelbësore t’i kuptosh rrethanat. Tifozët duan të shohin një lidhje të fortë me fanellën. Gjëra që te Juve dhe Milani nuk janë parë”.

A beson në përmbysjen e Real Madridit të Ancelottit, pas disfatës 3-0 ndaj Arsenalit: “Duke e njohur Carlon dhe nivelin e lojtarëve të bardhë, Arsenali duhet të bëjë kujdes. Nëse mendojnë ta lënë kohën të kalojë duke u mbështetur te rezultati i ndeshjes së parë, gabojnë. Real Madridi mund të përmbysë gjithçka. Dhe pastaj, mos harroni se do të luhet në ‘Bernabeu’, ku tifozët dihet çfarë shtyse i japin ekipit të vet”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit