

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Volosit, ku një 55-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve, është gjetur i varur në një serë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje mbërriti një ambulancë, por për fat të keq, ishte tepër vonë mjekët konstatuan vdekjen e tij në vend.
55-vjeçari kishte jetuar dhe punuar prej vitesh në atë zonë dhe ishte i njohur e i dashur në komunitetin lokal. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës.
Policia ka nisur hetimet, duke mos përjashtuar asnjë pistë, megjithëse dyshimet e para flasin për një vetëvrasje. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, që pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e vdekjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





