

Lionel Messi ka shkruar historinë, përsëri. Në ndeshjen e shtatë të këtij sezoni në MLS, me golin e barazimit (1-1) kundër Torontos së Bernardeschi, kapiteni i Inter Miami ka kaluar Gonzalo Higuain (ish-lojtar i Napolit dhe Juventusit) për numrin më të madh të kontributeve për gola, në historinë e klubit të Floridas. Mbrëmë shënoi edhe 2 gola të tjerë, duke ndihmuar në përmbysjen e disavantazhit 2-0 dhe fitoren finale 3-2 për të tijtë.
“La Pulga” tani ka 46 kontribute për gola në 30 ndeshje të sezonit të rregullt. Më saktësisht, ka 26 gola dhe 20 asistime me ekipin e trajnerit Mascherano. Që nga mbërritja e tij në Florida, në vitin 2023, ish-ylli i Barcelonës ka vendosur disa nga rekordet më dominues që kampionati amerikan (MLS) ka parë ndonjëherë. Pas udhëheqjes së “herons” drejt fitores së “Leagues Cup” në vitin e tij të parë amerikan, Messi ka pasur një rol të rëndësishëm edhe triumfin e Inter Miami në “Supporters’ Shield” në vitin 2024, duke vendosur rekordin e pikëve për sezonin.
Messi gjithashtu fitoi çmimin “MVP MLS Landon Donovan”, duke regjistruar numra të jashtëzakonshëm, me 20 gola dhe 16 asistime në vetëm 19 paraqitje. Me golin e tij në “Sunday Night Soccer”, të tretin e sezonit, Messi ka kaluar ish-shokun e tij të skuadrës me Argjentinën në renditjen e rekordeve të klubit të Floridas. Për Higuaín ishin dashur 67 ndeshje që ta arrinte të njëjtin sukses, ndërsa Messi është vetëm 5 “rrjeta” larg barazimit të rekordit të tij të golave.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





