Transmetuar më 05-04-2025, 07:33

Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann, ka lavdëruar Mats Hummels, duke e cilësuar si një “model për një gjeneratë të tërë mbrojtësish”, i cili “vendosi standarde ndërkombëtare në vitet e tij më të mira”.

“Nuk ka qenë vetëm një qendërmbrojtës i shkëlqyer i kombëtares, por e ka interpretuar rolin e tij në mënyrë moderne”, – tha Nagelsmann, pasi mbrojtësi gjerman i Romës njoftoi tërheqjen nga futbolli në fund të këtij sezoni.

Hummels luajti ndeshjen e tij të 78-të dhe të fundit me Gjermaninë nën drejtimin e Nagelsmann në nëntor 2023. Trajneri nuk e përfshiu në listën për Kampionatin Europian 2024, që u mbajt në Gjermani.

“Gjithmonë kuptohej se çfarë domethënie kishte për të, të luante me Gjermaninë. Shumë lojtarë përfituan nga përvoja dhe kuptimi i tij taktik, sidomos pas fitores në Kupën e Botës 2014, ku ai ishte një shtyllë qendrore e skuadrës. Kombëtarja gjermane ka shumë për ta falënderuar Mats”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit