Magazinë
Transmetuar më 31-03-2025, 15:42

“Hija që e ndoqi deri në shtëpi” – Plaçkitje e dhunshme në Tiranë nga një 20-vjeçar zviceran

Tiranë – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rrugën e Barrikadave në Tiranë, ku një shtetas zviceran, vetëm 20 vjeç, ka ndjekur dhe sulmuar një burrë 52-vjeçar për t’i vjedhur celularin.

Operacioni policor i koduar “Quick response”, i zhvilluar nga Komisariati Nr. 3, çoi në arrestimin e të dyshuarit, shtetasit J. K., me origjinë zvicerane, i cili u kap me celularin e vjedhur ende në posedim, raporton noa.al.

Sipas Policisë, i riu kishte ndjekur viktimën deri pranë banesës së tij dhe më pas e kishte ndaluar me forcë duke ushtruar dhunë fizike për t’i marrë pajisjen.

Hetimet dhe veprimet profesionale çuan në identifikimin dhe lokalizimin e autorit brenda pak orësh.

Provat materiale, përfshirë telefonin e vjedhur, u sekuestruan, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Ndaj të riut rëndon akuza e vjedhjes me dhunë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit