Magazinë
Transmetuar më 02-04-2025, 10:50

Nuk ka derbi ndaj Milanit sonte për Lautaro Martinez. Siç u paralajmërua nga trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në konferencën para ndeshjes, kapiteni zikaltër, i cili vjen nga një shqetësim muskulor në fleksorë, është dorëzuar për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

Kjo ndeshje derbi është planifikuar për të mërkurën, me start orën 21:00. Argjentinasi nuk mund ttë rrezikonte përkeqësimin e situatës së dëmtimit, ndaj synon rikthimin në ndeshjen e së shtunës kundër Parmës.

"Bëra maksimumin për të qenë aty, sonte në mbrëmje, por fatkeqësisht koha është e shkurtër, – shkroi “Toro”, i cili është rikthyer në stërvitje në fushë, në një postim në Instagram. – Sezoni është i gjatë dhe objektivat tona janë ende të shumta. Shihemi së shpejti në fushë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit