Magazinë
Transmetuar më 07-04-2025, 23:29

INZAGO (Milano), 7 prill 2025 – Një aksident tragjik automobilistik ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën midis Inzago dhe Pozzuolo Martesana, në provincën e Milanos, raporton noa.al.

Si pasojë, një grua 46-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj 9-vjeçare është plagosur rëndë.

Dorina Bardhi, me origjinë nga Truccazzano (Milano), ishte duke drejtuar automjetin kur, për arsye ende të paqarta, humbi kontrollin dhe u përplas frontal me një kamion që vinte nga drejtimi i kundërt.

Automjeti i saj u dëmtua rëndë dhe përfundoi në anë të rrugës, në një zonë të gjelbër pranë një pylli.

Dorina Bardhi ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit për ta reanimuar.

Vajza e saj 9-vjeçare, e cila ndodhej në makinë gjatë aksidentit, pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me helikopter në spitalin e Bergamos.

Shoferi i kamionit doli i padëmtuar nga aksidenti. Zjarrfikësit nga njësia e Gorgonzolës ndërhynë për të siguruar zonën dhe për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit