Transmetuar më 12-04-2025, 19:57

Kanë përfunduar të gjitha sfidat për javën e 34-t të Abissnet Superiores, ku u shënuan 8 gola dhe nuk kishte surpriza.

Vllaznia mori një fitore bindëse 3-0 në shtëpi përballë Dinamos, ku Qaro (26’), Dodaj (64’) dhe Balaj (86’ me penallti) ishin autorët e golave. Ndërkohë edhe Teuta mposhti minimalisht Laçin 1-0, duke marrë një triumf “jetik”, pasi Lloci (85’) u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në ndeshjet e tjera, gjithashtu Elbasani fitoi 1-0 me Bylisin dhe Partizani me po të njëjtin rezultatin kundër Egnatias. Për verdheblutë shënoi Qose (24’), ndërsa të të kuqtë Keko (62’) realizoi me penallti.

Në duelin në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana barazuan 1-1, fillimisht shënuan vendësit me Nasr (36’), ndërsa miqtë bardheblu të kryeqytetit barazuan me Ndrecën (53’), që realizoi nga një goditje dënimi.

Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë me 58 pikë, ndërsa Vllaznia i merr Dinamos vendin e dytë, teksa dy ekipet kanë nga 55 pikë. Ndërkohë vendi i katërt vazhdon të mbahet nga Partizani me 50 pikë.

Më poshtë vijnë Elbasani (49), Teuta (38) dhe Skënderbeu (37). Ndërsa në zonën e ftohtë nga vendi i 8-të në të fundit, janë Tirana (36), Bylis (36) dhe Laçi (33 pikë).

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit