

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë e re ka humbur jetën në rrethana tragjike.
26-vjeçarja Xheneta Ejupi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese banimi dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve, e reja kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se për një kohë të gjatë ishte nën presion të vazhdueshëm psikologjik nga partneri i saj, 30-vjeçari Valmir Sheqiri.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa ndaj tij është ngritur procedurë për veprën penale “Nxitje në vetëvrasje”.
Autoritetet hetimore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet përkatëse, ndërsa me urdhër të Prokurorit të çështjes, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd