
22:39 | Vrasja e Suelës me porosi të të shoqit që kishte shef, Gjykata Kushtetuese jep vendim për kërkesat e të akuzuarit
- 22:35 | 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – nga Paolo Fox për 13 prill 2025
- 22:26 | Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 13 prill 2025
- 22:08 | Detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë në Kosovë. 26-vjeçarja ra nga kati i 7-të, çfarë dyshohet
- 22:04 | Dyfishohen kërkesat për divorce në Korçë, shkak emigracioni, varfëria dhe dhuna
- 21:51 | Tragjedia në Koçan/ Ndalohen dy ish-ministrat e Ekonomisë
- 21:38 | Tronditje në Greqi: Shqiptarja 19-vjeçare pranon se falsifikoi mesazhet që çuan në vrasjen e dajës së saj – i ati vrau kunatin duke besuar se kishte abuzuar me vajzën që në moshën 9-vjeçare
- 21:10 | ‘Bisha’ Roberto Bakaj i pathyeshëm! Boksieri shqiptar fiton me “knock-out”
- 20:36 | Shpërthen sëmundja e rrezikshme e bagëtive në Hungari dhe Sllovaki
- 19:57 | Superiorja/ Partizani me Elbasanin vazhdojnë luftën për “Final 4”!
Rama shpall pasardhësen e tij: Kryeministre do të jetë një grua socialiste!
- Branko: Këto janë 3 shenjat më me fat, por edhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër këtë 12 prill
- Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme, e shtunë 12 prill 2025
- Paolo Fox: Ja 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të tregojnë kujdes për sot 12 prill
- Atilla fejohet me Rovena Stefën? Dalin pamjet madhështore nga fejesa – Drenushës s’do t’i vi mirë hiç
- Tronditje në Greqi – Vrasja e shqiptarit Erjon Pelivani merr kthesë të fortë: Vajza 19-vjeçare pranon falsifikimin e mesazheve, por këmbëngul për përdhunim
- Tragjedi në Zvicër: Shqiptari dyshohet se vrau gruan, i vuri flakën shtëpisë dhe u vetëvra – Katër fëmijë mbeten jetimë
- Tronditje në Greqi: Shqiptarja 19-vjeçare pranon se falsifikoi mesazhet që çuan në vrasjen e dajës së saj – i ati vrau kunatin duke besuar se kishte abuzuar me vajzën që në moshën 9-vjeçare
- Horoskopi i Brankos për sot, e shtunë, 12 prill 2025. Fjala kyçe për të gjitha shenjat
- Gjesti i shëmtuar i kreut të Federatës Ruse të Mundjes ndaj mundësit shqiptar shkakton reagime edhe në Rusi! Flasin ish-trajneri dhe deputetët
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4: Nuk kam ndërmend…
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4
-
Mick Jagger vendos të fejohet me partneren e tij 44 vite më të vogël
-
“Nuk t’i ha më njeri këto…”/Egli diskuton me Gjestin për raportin e tyre: Ka mbaruar filmi yt!
-
“Ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri”, Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit
-
Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit
-
Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapioseksual, në finale shikoj…
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV

Podgoricë- Ministria e Transportit e Malit të Zi ka urdhëruar më 7 prill Inspektoratin e Rrugëve që të hetojë rastin e vendosjes së një shenje rrugore në Plavë, ku qyteti i Pejës, që ndodhet në Kosovë, ishte shënuar si pjesë e Serbisë, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga kjo ministri.
Shenja u hoq më 6 prill, por nuk dihet saktësisht kur ishte vendosur.
Ministria nuk ka dhënë përgjigje se kush dhe kur ka urdhëruar vendosjen dhe më pas heqjen e shenjës kontestuese në vendbanimin Murinë, që i përket Komunës së Plavës, në veri të Malit të Zi, afër kufirit malazezo-kosovar.
“Drejtoria e Transportit është përgjegjëse për vendosjen e sinjalizimit rrugor përgjatë rrugëve magjistrale dhe rajonale. Ministria është në dijeni për rastin në fjalë dhe kemi urdhëruar Inspektoratin që të dalë në terren dhe të veprojë në përputhje me gjendjen faktike dhe ligjin”.
Fotografia me këtë shenjë rrugore u shpërnda të dielën në rrjetet sociale. Të njëjtën e ndau edhe artistja nga Plava, Kaltrina Hoti.
Në një video përballë shenjës, Hoti shihet bisedon me punëtorët e kompanisë që, siç dëgjohet, e kishin vendosur tabelën.
“Është urdhëruar nga Podgorica, nga Drejtoria e Transportit. Unë jam vetëm punëtor dhe vendos shenjat sipas dokumentacionit që marr”, tha njëri nga punëtorët, duke treguar një letër që nuk shihet qartë në video.
Kur Hoti përsëriti se udhëzimet për vendosjen e shenjës kishin ardhur nga Ministria malazeze, punëtori e pohoi këtë.
Në kamionin që shihej në video ishte i shkruar emri i kompanisë “Signal”.
Kjo kompani, me seli në Sombor të Serbisë, sipas faqes zyrtare të internetit, është e specializuar për prodhimin dhe vendosjen e sinjalizimit rrugor.
Ata nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it se kush i kishte angazhuar.
Nga komuna fqinje e Rozhajës i thanë REL-it se, ndryshe nga disa pretendime në rrjete sociale, nuk ka pasur përpjekje për vendosjen e tabelave të ngjashme në atë qytet.
Sipas Ligjit për sigurinë e komunikacionit, për vendosjen e sinjalizimit rrugor është përgjegjëse Drejtoria e Transportit me pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
REL-i i ka drejtuar pyetje MPB-së se kush e ka urdhëruar prodhimin dhe vendosjen e tabelës, përmbajtja e së cilës bie ndesh me njohjen e shtetit të Kosovës nga Mali i Zi, por nuk ka marrë përgjigje.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj. Në krye të Ministrisë së Transportit të Malit të Zi është një përfaqësuese e Frontit Demokratik (DF), parti që gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Pas reagimeve të ashpra, tabela u hoq
Se tabela kontestuese është hequr nga Drejtoria e Transportit, e konfirmoi kryetari i Plavës, Nihad Canoviq.
Ai u distancua nga i gjithë rasti, duke thënë se pushteti lokal nuk ka pasur asnjë rol në vendosjen e tabelës.
“Pasi u njoftova për këtë, kontaktova me përfaqësuesit e Drejtorisë së Transportit, të cilëve u tregova për lëshimin dhe problemin që ka shkaktuar vendosja e saj. Banorët e Plavës kanë qenë gjithmonë njerëz të paqes, respektit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore – kjo nuk ndryshon”, shkroi Canoviq.
Heqjen e tabelës e konfirmoi edhe ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, duke reaguar ndaj shumë postimeve në rrjetin X, kryesisht nga Kosova.
Ai nuk u përgjigj thirrjeve të REL-it.
Ndërkaq, deputeti dhe kryetari i partisë shqiptare Forca, Genci Nimanbegu, i bëri thirrje kryeministrit Milojko Spajiq që të ndërhyjë.
Ai e dënoi vendosjen e tabelës si një provokim të qartë politik, duke i kërkuar kryeministrit të ndërmarrë masa urgjente që tabela rrugore të përputhet me faktet.
Partia e Nimanbegut, ashtu si edhe ajo e Dukajt, janë pjesë e shumicës qeverisëse në Mal të Zi.
“Ky rast, i cili u realizua nga zyrtarët e Ministrisë së Transportit, tregon se në Mal të Zi ende ka mendësi që e kundërshtojnë, nuk pajtohen apo përpiqen të ndryshojnë faktet e njohura ndërkombëtarisht”, tha Nimanbegu.
Kush është në krye të Ministrisë së Transportit?
Ndër ata që “përpiqen të ndryshojnë faktet e njohura ndërkombëtarisht” është Partia Popullore Demokratike, anëtare e ish-Frontit Demokratik, nënkryetarja e së cilës, Maja Vukiqeviq, është në krye të Ministrisë së Transportit.
Kjo parti, ndër të tjera, angazhohet për anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, që Mali i Zi e njohu në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanovićit.
Për Kosovën ata pretendojnë se është territor i pushtuar serb dhe e quajnë “pseudështet”.
Kjo parti, e udhëhequr nga Milan Knezheviq, ka pushtet absolut në Zeta, komuna më e re në Mal të Zi.
Parlamenti lokal i Zetës ka miratuar një Deklaratë me të cilën, sipas tyre, në territorin e kësaj komune nuk vlen njohja e pavarësisë së Kosovës.
Heqja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe dalja e Malit të Zi nga aleanca NATO janë pjesë e objektivave të tyre të politikës së jashtme.
Kjo parti është pjesë e shumicës parlamentare që nga gushti i vitit 2020, kur bashkë me partinë e Andrija Mandiqit, kryetar i Kuvendit, me Demokratët dhe lëvizjen qytetare URA, morën pushtetin.
Me ristrukturimin e Qeverisë në korrik të vitit të kaluar, ata fituan dy poste dhe u bënë formalisht pjesë e saj.
Megjithëse partitë e Frontit Demokratik kishin paralajmëruar se do t’i ngrijnë objektivat e politikës së jashtme dhe do të respektojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, në praktikë ndodhi e kundërta, gjë që bëri që Podgorica zyrtare të marrë tri nota proteste nga fqinjët – një nga Kroacia dhe dy nga Bosnja e Hercegovina.
Knezheviq dhe Mandiq u shpallën persona të padëshiruar në Kroaci vitin e kaluar./REL
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd