

TIRANA – Tirana ka triumfuar në derbi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”, përfundoi 3-0 në favor të bardhebluve.
Ishte dy herë Jarmouni që gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e parë. Si fillim, francezi shënoi në minutën e 20-të, ndërsa në të 41-tën dyfishoi me penallti.
Po me penallti erdhi edhe goli i 3-të, por këtë herë shënoi Ernest.
Me këtë fitore, Tirana rrit bindshëm shpresat për mbijetesë duke u ngjitur në vendin e 8-të me 35 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Partizani mban vendin e katërt me 47 pikë, 1 më shumë se Elbasani i vendit të 5-të.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd