Magazinë
Transmetuar më 02-04-2025, 08:40

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak para mesnate (1 prill) në aksin rrugor Milot-Morinë.

Policia bën me dije se një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë shoferi, 50 vjeç dhe pasagjeri, 35-vjeç.

“Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës”, thuhet në njoftimin e bluve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit